Vendosni fjalën kyçe....

Bullgaria mban zgjedhjet e gjashta në tre vjet


Bullgarët votojnë sot për zgjedhjet e tyre të gjashta parlamentare në tre vjet, por analistët thonë se votimi nuk ka gjasa të japë një qeveri të qëndrueshme që mund t’i japë fund paqëndrueshmërisë së zgjatur politike dhe të zhbllokojë reformat ekonomike.

Bullgaria, anëtari më i varfër i Bashkimit Evropian, është rrënuar nga qeveritë që i kanë  lënë vendin njëra-tjetrës që nga protestat kundër korrupsionit në vitin 2020, me një seri zgjedhjesh që prodhuan koalicione të lëkundshme që u shkatërruan me shpejtësi.

Sondazhet e fundit të opinionit sugjerojnë se asnjë parti nuk do e fitojë shumicën, duke krijuar terrenin për një raund të ri bisedimesh për koalicionin pasi të jetë votuar.

Vendvotimet u hapën në orën 7 të mëngjesit dhe do mbyllen në orën 20:00. Rezultatet e para të pjesshme priten rreth mesnatës.