Prezantuesi i njohur britanik i BBC, Michael Mosley është gjetur i vdekur në Greqi.
67-vjeçari, i njohur për programet e tij televizive dhe podcastin Just One Thing të BBC Radio 4, u zhduk të mërkurën ndërsa ishte me pushime në ishullin grek të Symit.
Autoritetet kanë kërkuar për Dr Mosley në një zonë të largët malore.
Sipas BBC ai u zhduk të mërkurën pasi la gruan e tij në plazhin Agios Nikolaos për t’u nisur për një shëtitje rreth orës 13:30 me kohën lokale (11:30 BST).
Më pas humbja e tij u denoncua nga gruaja e tij.
Policia greke, zjarrfikësit, turistë dhe vullnetarë vendas kishin përqendruar kërkimin e tyre në një zonë shkëmbore në veri të fshatit Pedi, ku ai u pa për herë të fundit.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e BBC