Vendosni fjalën kyçe....

Goditje për Netanyahun, Benny Gantz dorëhiqet nga kabineti i luftës


Anëtari i kabinetit të luftës në Izrael Benny Gantz ka dhënë dorëheqjen nga qeveria e Benjamin Netanyahut, duke i dhënë një goditje kryeministrit që ditën e djeshme festoi operacionin e rrallë të shpëtimit të katër pengjeve të mbajtura në Gaza.

“Netanyahu na pengon të ecim përpara drejt një fitoreje të vërtetë në Gaza”, tha Gantz në një deklaratë televizive të dielën, në të cilën ai e përshkroi largimin nga qeveria si një “vendim të ndërlikuar dhe të dhimbshëm”.

“Kjo është arsyeja pse ne po largohemi nga qeveria e jashtëzakonshme sot me zemër të rënduarë, por të bindur në këtë që po bëjmë.”

Vendimi i Gantz, i konsideruar si sfiduesi kryesor politik i Netanyahut, përmbush një ultimatum që ai i dha kryeministrit muajin e kaluar duke i bërë thirrje atij që të hartonte një plan të ri për luftën kundër Hamasit deri më 8 qershor.

Vendimi i Gantz, i konsideruar si sfiduesi kryesor politik i Netanyahut, përmbush një ultimatum që ai i dha kryeministrit muajin e kaluar duke i bërë thirrje atij që të hartonte një plan të ri për luftën kundër Hamasit deri më 8 qershor.

Gantz pritej të jepte dorëheqjen të shtunën, por e shtyu njoftimin pas lajmeve se forcat izraelite kishin shpëtuar katër pengje në një operacion që zyrtarët e Gazës thanë se la më shumë se 270 palestinezë të vdekur.

Dorëheqja e tij vjen pavarësisht se Netanyahu të shtunën i bëri thirrje Gantz të qëndrojë në qeverinë e emergjencës të Izraelit, duke thënë se kjo është koha për bashkim, jo për ndarje.

“Ne duhet të mbetemi të bashkuar me njëri-tjetrin përballë detyrave të mëdha që kemi përpara. I bëj thirrje Benny Gantz, mos e lini qeverinë e urgjencës. Mos hiqni dorë nga bashkimi”, shkroi Netanyahu në Telegram.

Vendimi i Gantz nuk e vë qeverinë e Netanyahut në rrezik të menjëhershëm, partia e tij nuk ishte pjesë e koalicionit të kryeministrit, i cili ruan një shumicë me 64 vende në parlamentin Knesset 120 anëtarësh. Megjithatë, ajo do largohej nga kabineti i luftës, i ngritur katër ditë pas sulmit të Hamasit më 7 tetor, pa përfaqësim nga asnjë parti tjetër përveç Likud-it të Netanyahut.

Përveç kryeministrit, i vetmi anëtar tjetër i qeverisë së urgjencës me fuqi vendimmarrëse është ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant, gjithashtu nga Likud.

Vendimi i Gantz vjen ndërsa Netanyahu përballet me thirrje në rritje nga aleatët perëndimorë të Izraelit dhe familjet e pengjeve të mbajtura në Gaza për t’i dhënë fund luftës dhe për të kthyer robërit.

Tetë muaj që nga fillimi i luftës, Izraeli ende nuk i ka arritur objektivat e tij të deklaruara pasi shumica e udhëheqjes së lartë të Hamasit mbetet e lirë dhe më shumë se 100 pengje janë mbajtur në enklavë.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e CNN

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani