Papa Françesku i kërkoi të dielën komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë menjëherë veprime, duke përdorur “të gjitha mjetet” e mundshme për të ndihmuar njerëzit e Gazës të prekur nga lufta.
“Ndihma humanitare duhet të lejohet të arrijë tek ata në nevojë dhe askush nuk mund ta pengojë atë”, tha Papa gjatë bekimit të mesditës së tij të së dielës.
Ai vuri në dukje se e shtuna shënoi 10-vjetorin e lutjes së paqes që ai priti në Vatikan, ku morën pjesë edhe presidenti i atëhershëm izraelit Shimon Peres dhe presidenti palestinez Mahmud Abbas.
“Ky takim tregoi se shtrëngimi i duarve është i mundur dhe se për të bërë paqe, duhet guxim shumë më tepër se sa për të bërë luftë”, tha ai.
Françesku miratoi përpjekjet për një armëpushim në Rripin e Gazës dhe shprehu dëshirën e tij që të dyja palët të pranojnë me shpejtësi një armëpushim, ndërsa pranoi se negociatat “nuk janë të lehta”.
Ai shprehu shpresë për pranimin e menjëhershëm të propozimeve të paqes dhe për lirimin e pengjeve izraelitë që mbahen në Gaza “për hir të palestinezëve dhe izraelitëve”.