Vendosni fjalën kyçe....

Policët duhet të plotësojnë formularin për lidhje a kontakte me krimin e organizuar


Efektivët e policisë do duhet të plotësojnë një formular për sa i përket lidhjeve apo kontakteve me krimin e organizuar. Më herët ata kanë plotësuar një formular lidhur me përdorimin e aplikacionit Sky Eç.

Në formularin e ri ata do plotësojnë një ndarje ku ka pyetje nëse kanë pasur kontakte me krimin e organizuar, kontakte të çfarëdollojshme, ku përfshohen edhe bisedat elektronike.

Po kështu në formular ka edhe pyetje nëse punonjësi i policisë ka pranuar apo shkëmbyer para, favore, dhurata ose pasur me persona të përfshirë në krimin e organizuar.