Vendosni fjalën kyçe....

Tiranë, policia rrugore bën bilancin, gjobiten rreth 11 mijë shoferë në një javë, 11 të arrestuar 


Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur 11. 776 masa administrative ndaj drejtuesve të mjeteve gjatë një jave.

Në bilancin e polisisë bëhet e ditur, se janë vendosur mesatarisht 1.628 gjoba në ditë gjatë javës që lamë pas (02.06.2024 – 08.06.2024).

Gjobat më të shumta janë vendosur për qëndrim të gabuar, për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe mosdhënie përparësie ndaj qytetarëve në rrugë.

Ndërkohë, janë arrestuar dhe proceduar 3 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 2 persona për pa leje drejtimi, 4 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe 2 persona për korupsion aktiv.

NJOFTIMI I POLICISË

“Rezultatet javore të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (02.06.2024 – 08.06.2024)

Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:

Arrestime dhe procedime penale:

3 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

2 persona për pa leje drejtimi.

4 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.

2 persona për korrupsion aktiv.

 Masat administrative:

11.776 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,682 në ditë.

32 masa për xhama të zinj.

739 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

324 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.

640 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.

24 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.

596 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.

7908 masa për qëndrim të gabuar.

Pezullime dhe bllokime:

6 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.

43 raste për tejkalim shpejtësie.

9 raste të ndryshme

7 automjete u bllokuan, përfshirë 3 me targa të huaja”.