Kryebashkiaku i Tiranës Veliaj tha sot se PS-ja shkon me kokën lart në zgjedhjet e vitit 2025 me premtime të mbajtura.
Ai u takua me banorët e Petrelës, Farkës e Baldushkut ku theksoi se PS-ja do u përgjigjet qytetarëve mee përulësi e dinjitet e do shkojë në fitoren e radhës për Edi Ramën e PS-në që i kanë ngritur kokën Shqipërisë.
“Angazhimi im është, jo të presim vitin tjetër që vijnë zgjedhjet, por do vazhdojmë çdo ditë me punë, çdo ditë me këmbëngulje dhe çdo ditë do tregojmë çfarë kemi bërë sot, për sa kohë që, për çdo ditë ne prodhojmë një vepër konkrete dhe i shohim njerëzit në sy. Kemi zgjidhur problematika të tmerrshme, siç ishte pandemia dhe tërmeti. Kur mendoj sa njerëz janë bërë me shtëpi në Petrelë, në Baldushk, në Farkë, shumë më të mira se ato që prishi tërmeti, them se e kemi kokën lart. I shohim njerëzit në sy, me premtime të mbajtura, dhe me gjithë të drejtën e Zotit dhe të robit, që të kërkojmë mbështetje për fitoren tonë në vitin 2025. Nëse vazhdojmë të rrimë të fokusuar, nëse vazhdojmë të mbajmë premtimet, nëse nuk harrojmë njerëzit që na kanë sjellë deri këtu dhe u përgjigjemi atyre me përulësi dhe dinjitet, do të shkojmë në fitoren e radhës në 2025-ën, për Edi Ramën dhe PS-në, që i kanë ngritur kokën Shqipërisë”, tha Veliaj.