Një 35-vjeçar ka humbur jetën në Vlorë.
Policia njofton se i riu ka humbur drejtimin e motorit dhe është rrëzuar, duke humbur jetën në vendngjarje.
NJOFTIMI I POLICISË
“Rreth orës 03:15, në fshatin Babicë e Madhe, shtetasi F. R., 35 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, ku si pasojë është rrëzuar dhe ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”.