Një 43-vjeçar ka mbetur i vdekur pas një aksidenti automobilistik në rrugën Laç-Fushë Mamurras.
Dyshohet se viktima, banues në Bushnesh ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me pengesën mbrojtëse.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.