Kreu i PD Lulzim Basha uroi sot Partinë Popullore Europiane, simotër e PD, për fitoren në zgjedhjet për Parlamentin Europian.
Përmes një postimi në rrjetin social “X” kryedemokrati është shprehur se fitorja e PPE është një garanci për vazhdimin e procesit integrues së Shqipërisë dhe rajonit në BE.
Basha gjithashtu përshëndeti miqtë dhe kolegët e PPE-së për rezultatin.
“Qytetarët evropianë zgjodhën sërish PPE-në si forcën më të madhe qeverisëse në Evropë. Një fitore e vlerave dhe ideve themeluese mbi të cilat u ndërtua Unioni. Këto vlera do të na udhëheqin të gjithëve për 5 vitet e ardhshme. Një PPE e fortë është një spirancë stabiliteti në kohë sfiduese për Evropën dhe një garanci për vazhdimin e procesit integrues të Shqipërisë dhe rajonit. Urimet më të mira miqve dhe kolegëve tanë të PPE-së dhe Presidentit Ëeber për rezultatin e shkëlqyer”, shkruan ai.