Vendosni fjalën kyçe....

Beleri zgjidhet deputet i Parlamentit Evropian, Rama: Nuk kam asnjë koment për këtë


Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të komentojë zgjedhjen e Belerit si eurodeputet pas zgjedhjeve evropiane.

Gjatë vizitës së tij në Prishtinë, ai është shprehur se “nuk ka koment” për rezultatin e zgjedhjeve.

Pyetje: Si e komentoni zgjedhjen e Fredi Belerit si eurodeptuet?

Rama: Nuk kam asnjë koment për këtë, jam në Prishtinë.

Beleri është në mesin e fituesve nga lista e kandidatëve për eurodeputet, të Partisë “Demokracia e Re “ të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.

Në përfundim të votimeve të së dielës në Greqi për Parlamentin Europian, ai është renditur i katërti, mes 7 emrave që do të përfaqësojnë partinë e kryeministrit grek.