Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi propozimin e SHBA për një armëpushim të përhershëm dhe lirimin e pengjeve në Gaza të hënën.
Rezoluta u miratua me 14 vota pro, zero kundër dhe një abstenim nga Rusia.
Projekt-rezoluta mirëpret propozimin e ri të armëpushimit të shpallur më 31 maj, të cilin Izraeli e pranoi, i bën thirrje Hamasit që gjithashtu ta pranojë atë dhe u kërkon të dyja palëve që të zbatojnë plotësisht kushtet e tij pa vonesë dhe pa kushte”.