Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllet protesta e opozitës, kur do mbahet tubimi i radhës para Bashkisë së Tiranës


Për rreth 1 orë e gjysmë, opozita protestoi para Bashkisë së Tiranës, ku kërkoi edhe këtë herë dorëheqjen e kryebashkiakut, Erion Veliaj. Mësohet se protesta e radhës është njoftuar se do të mbahet të mërkurën, në orën 11:00.

Protesta e sotme u shoqërua me tensione, ku protestuesit e opozitës dogjën gomat, ndërsa policia u kundërpërgjigj me spraj lotsjellës dhe ujë.

Ndërkohë, disa përfaqësues të opozitës, mes tyre Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Bledjon Nallbati pësuan lëndime në sy për shkak të gazit lotsjellës.