Vendosni fjalën kyçe....

Meta në Turqi, takon kreun e Partisë “Deva”: Shprehëm vendosmërinë për forcimin e marrëdhënieve midis vendeve tona


Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka takuar sot Lideri i Partisë “Deva”, Ali Babaxhan në selinë e kësaj partie.

Në një postim në rrejtët sociale, Meta ka ndarë pamje nga takimi, ndërsa shkruan se me zotin Babaxhan shprehën vendosmërinë për forcimin e marrëdhënieve midis vendeve tona, por edhe midis dy partive.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të pritesha sot nga Lideri i Partisë “Deva”, z.Ali Babaxhan në selinë e kësaj partie.

Së bashku shprehëm vendosmërinë për forcimin e marrëdhënieve midis vendeve tona, por edhe midis dy partive.

E urova z.Babaxhan për fitoren e zgjedhjeve vendore nga opozita dhe vlerësova vizionin e tij për fuqizimin e demokracisë dhe vlerave europiane.

Turqia ka nevojë për një personalitet të tillë me vizion për demokracinë dhe ekonominë!