Vendosni fjalën kyçe....

‘Metamorfoza’/ Arrestohet në Itali Aleks Ndreka, i njohur dhe si Leksi i Druve


Është arrestuar në Milano të Italisë, Aleks Ndreka, i njohur si Leksi i Druve.

Burime konfirmojnë se lezhjani është arrestuar në aeroportin e Malpensas në Milano tre ditë më parë.

Ai ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Metamorfoza” dhe ishte në masën “arrest në burg” në mungesë.