Vendosni fjalën kyçe....

Protesta te Bashkia Tiranë, Balliu: Për të sjellë demokracinë, çdo mjet që përdoret është demokratik


 

Shefi Organizativ i PD-së së Rithemelimit, Klevis Balliu nga protesta e opozitës lëshoi akuza në drejtim të qeverisë dhe bashkisë së Tiranës, duke i akuzuar për vjedhje.

Ai tha se për të sjellë demokracinë, çdo mjet që përdoret është demokratik.

“E vetmja dashuri e këtyre është paraja. Dhe atë para po jua vjedhin juve çdo ditë. Ju garantoj se historia e di, për të sjellë demokraci, çdo mjet është demokratik. Për të sjellë liri, çdo sakrificë është demokratike. Këta kanë vjedhur demokracinë. Ne do të bëjmë gjithçka kudo dhe kurdo, që të sjellim vendin në shina.”, tha ai.