Vendosni fjalën kyçe....

PS kërkoi masë disiplinore ndaj 5 deputetëve të opozitës, Etika përjashton për 10 ditë nga Kuvendi vetëm Flamur Nokën


Sekretariati i Etikës ka marrë vendimin për përjashtimin për dhjetë ditë nga Kuvendi për deputetin Flamur Noka.

Vendimi u mor pas kërkesës së Partisë Socialiste, që të merreshin masa disiplinore për pesë deputetë të PD, në lidhje me situatën e krijuar të enjten e kaluar në Kuvend.

Ndaj katër deputetëve të tjerë Gazment Bardhi, Luan Baçi, Edi Paloka dhe Ervin Salianji nuk është marrë asnjë masë ndëshkimore.