Vendosni fjalën kyçe....

Rama nga Prishtina: Kosova duhet të vijojë rrugën drejt njohjes, duhet të dalë nga kurthi që e ka futur Serbia


Kryeministri Edi Rama nga Prishtina tha se Kosova duhet ta nxjerrë veten nga kurthi ku e ka futur Serbia.

Ai tha se e ardhmja e Kosovës nuk varet nga pëlqimet dhe mospëlqimet e Serbisë, por kjo nuk duhet të pengojë Kosovën që të vijojë rrugën e saj drejt njohjes.

 “Sot jemi në një proces ku thellohet edhe më shumë qasja e politikës së jashtme, si politikë e brendshme. Kjo mund të ketë sukses elektoral, por kjo e lë Kosovën me gjithnjë e më pak miq. Nëse Kosova do të dilte nga kjo lojë ‘macja me miun’ me Serbinë, ne jemi këtu për të folur me BE, për të përmbushur detyrimet që kemi ne, si Republikë e Kosovës, në kontekstin e standardeve të BE dhe për t’u afruar me ju. Pastaj se ça bën Serbia, shkoni dhe merruni me të. Këto mbledhjet për t’u mbyllur për orë të tëra, nuk çojnë asgjëkundi. Se di se ça lidhje ka e ardhmja e Kosovës që kërkon të hyjë në BE dhe NATO, me atë se çfarë si pëlqen apo jo Serbisë. Serbia mund të mos i qaset kurrë idesë se s’do ta njohë kurrë Kosovën. Por kjo nuk duhet të pengojë Kosovën që të vijojë rrugën e saj drejt njohjes. Kjo do ta nxirrte Kosovën nga kurthi ku e ka futur Serbia. Ne jemi një popull i vogël, kemi dy shtete të vogla. Nuk jemi kërthiza e botës. Sa herë e kemi besuar këtë, e kemi pësuar shumë. Kosova është shumë e bukur, i ka të gjitha mundësitë dhe nuk ka pse të humbi kohë duke vrapuar rreth vetes së vetë.”, tha ai.