Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim në Tiranë, dyshohet se ka ndodhur në gropën e një pallati në ndërtim


Një shpërthim është raportuar në zonën e ish-Ekspozitës në Tiranë.

Shpërthimi dyshohet se ka ndodhur në gropën e një pallati në ndërtim.

Deri më tani raportohet se nuk kanë ndodhur dëme.

“Më datë 10.06.2024, rreth orës 22:10, në rrugën “Myslym Shyri”, ngjitur me fushat e tenisit, në një kantier në ndërtim, është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Si pasojë nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes“-njofton policia.