Në Azerbajxhan është zhvilluar takimi i radhës i Komitetit të përbashkët “Shqipëri-Azerbajxhan” për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Në takimin e Komitetit të përbashkët morën pjesë zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e ministret Kumbaro, Manasterliu e Koçiu.
“Baku- takimi i radhës i Komitetit të Përbashkët Shqipëri-Azerbajxhan, ku diskutuam gjerësisht mbi mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve në disa sektorë të rëndësishëm, duke nisur nga turizmi, shëndetësia, arsimi dhe deri tek dixhitalizimi. Dy vendet tona ruajnë një miqësi shumëvjeçare të cilën e kemi konsoliduar vit pas viti duke zgjeruar e forcuar bashkëpunimin dypalësh. Shprehëm angazhimin e përbashkët se në takimin e radhës do të flasim mbi rezultate konkrete në të gjitha fushat ku kemi evidentuar mundësitë për të punuar së bashku”-shkruan Balluku.