Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet për PE, Kremlini: Krahu i djathtë i Evropës do të vazhdojë t’i mposhtë partitë pro BE-së


Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka folur të hënën lidhur me zgjedhjet evropiane, duke thënë se po shohin rritje të popullaritetit të partive të krahut të djathtë.

“Ne shohim një trend të rritjes së popullaritetit të partive të krahut të djathtë, e dukshme me sy të lirë”, ka deklaruar Peskov, për agjencinë shtetërore të lajmeve TASS.

“Pavarësisht se deri më tani pro-evropianët kanë ruajtur pozicionin e tyre drejtues, me kalimin e kohës partitë e djathta do t’i shkelin me këmbë. Kjo është arsyeja pse ne po e ndjekim nga afër këtë proces”, ka shtuar ai.