Vendosni fjalën kyçe....

Asambleja e PS, Rama: Arsyeja kryesore e mbledhjes, miratimi i thirrjes së Kongresit Zgjedhor në 20 korrik


PS ka nisur punimet e Asamblesë Kombëtare me kryeministrin Edi Rama. Ai u shpreh se arsyeja kryesore e thirrjes së kësaj mbledhjeje është që pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve për kongresin të miratohet thirrja e Kongresit zgjedhor të PS në 20 korrik

“Arsyeja kryesore e kësaj mbledhjeje është që pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve për kongresin të miratojmë vendimin për thirrjen e Kongresit zgjedhor të PS në 20 korrik.

Aktualisht mund të jemi të inkurajuar nga fakti që në këtë proces rienergjizimi të partisë kemi pasur një rritje domethënëse të anëtarësisë reale, që do të thotë anëtarësisë aktive, ndërkohë që kemi pasur po ashtu edhe një pjesëmarrje domethënëse në zgjedhjet që u zhvilluan me parimin një anëtar një votë për delegatët e kongresit të ardhshëm të PS”, tha ai mes të tjerash.