Armando Broja është vënë në shënjestrën e disa klubeve të cilët kërkojnë shërbimet e tij.
Sulmuesi i Chelseas u kthye nga huazimi te Fulhami në fund të sezonit.
Pas gjashtë muajve të parë të kaluar me “Blutë”, ku iu desh gjithashtu të përballej me një problem në gju pas një këputjeje të ligamentit kryqëzues, lojtari shkoi në huazim te “Cottagers”, ku bëri vetëm 8 paraqitje dhe dha një asistim.
Tashmë futbollisti, që po përgatit debutimin në Europian me Shqipërinë, ka një dëshirë të madhe për t’u rikthyer në rrugën e duhur dhe për të treguar vlerën e tij.
Sipas raportimeve nga “Sky Sports UK”, Broja ka përfunduar në fokusin e tri skuadrave të Premier Leagues: Ëolverhampton, Southampton dhe Everton.
“Blutë” do të dëgjojnë të gjitha ofertat për sulmuesin, me Ëolves që thuhet se janë të gatshëm të ofrojnë një kontratë shumëvjeçare dhe të blejnë lojtarin plotësisht, por së pari ata do të duhet të bëjnë disa shitje.
Nga ana tjetër, “The Toffees” duhet të presin lajme nga shoqëria për mënyrën e operimit, ndërsa Southamptoni është më shumë i interesuar për një huazim (e kishte në formë huazimi Brojën dy sezone më parë).
Edhe Milani po i kushton vëmendje sulmuesit shqiptar. Në fakt, skuadra kuqezi synon të rinovojë sulmin, veçanërisht pas largimit të Olivier Giroud.
Ndër elementët e eksploruar do të ishte edhe sulmuesi i Chelseat, me “Djallin” që në çdo rast do të rriste konkurrencën.