Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, në lagjen “Osman Haxhiu”.
Raportohet se brenda banesës ndodhej një i moshuar, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje mbërritën dy automjete të forcave zjarrfikëse, një ambulancë si edhe forca të policisë, por pa mundur të shpëtojnë të moshuarin që gjendej brenda banesës.
Sakaq, ende nuk dihen shkaqet e flakëve që përfshinë shtëpinë.