Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Apelit i hoqi të drejtën e vulës së PD-së, Basha: Nuk komentoj vendimin, beteja vazhdon


Lulzim Basha ka thirrur një mbledhje të strukturave të grupimit që drejton, ndërsa Gjykata e Apelit i hoqi të drejtën e vulës dhe logos së PD-së, tha se nuk ka ndërmend të komentojë vendimet e Gjykatave, duke e cilësuar këtë si një standard.

Ai tha se betejën nuk e kemi as për vulë, as për logo dhe as për karrige. Basha u shpreh se Shqipëria meriton më shumë dhe do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë. Ai u shpreh se do të vazhdojë betejën.

“E thashë më parë, nuk komentoj vendimin e gjykatës, kemi vendosur një standard të tillë.

Hapat do ti diskutojmë me kolegët. Do të jem në përputhje me angazhimin për ata qindra demokratë dhe synimi është largimi i qeverisë.

Nuk e kam ndjerë veten ndryshe prej titujve dhe ofiqeve. Kam qenë Lulzim Basha para se të hyja në politikë , jam Lulzim Basha sot dhe do të jem Lulzim Basha.

Përkushtimi im është për një Shqipëri që meriton më shumë”, tha Basha.