Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin


Gjykata e Lartë ka vendosur të dënojë me burgim të përjetshëm Dritan Dajtin për vrasjen e 4 efektivëve të policisë në vitin 2009 në Durrës. Trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda Sandër Simoni dhe Artur Kalaja vendosën të pranojnë rekursin e ish-Prokurorisë për Krime të Rënda që kundërshtoi vendimin e Apelit që e dënoi Dajtin me 25 vite burg.

Prokuroria kërkonte të lihej në fuqi vebdimi i Shkallës së Parë teksa në shkurt të vitit 2019 Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar duke caktuar ndaj këtij të fundit 25 vite burg. 

Dritan Dajti do të vuajë dlnimin në një burg të sigurisë së lartë teksa akuzohet për vrasjen e efektivëve  Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani, ngjarje e shënuar më 7 gusht të vitit 2009, në Durrës, gjatë një operacioni për arrestimin e tij.

Dritan Dajti  u dënua fillimisht me 20 vjet heqje lirie nga Gjykata e Shkallës së Parë së Tiranës për veprën penale të vrasjes së biznesmenit Agim Beqa, në vitin 1999.