Edhe deputeti i PD, Ervin Salianji ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Apelit e cila i kaloi vulën dhe logon grupimit që deri sot njihej si Rithemelimi, me kryetar Sali Berishën.
Salianji, në një reagim në rrjetet sociale shkruan se PD është pronë e anëtarëve dhe se vullneti i simpatizantëve triumfoi.
“Partia Demokratike është pronë e anëtarëve, vullneti i tyre triumfoi! Ishim, jemi dhe do të jemi Partia Demokratike e Shqipërisë”, shkruan Salianji.