Salianji i ka bërë thirrje grupit të Bashës se janë të mirëpritur në PD-në e Rithemelimit. Sipas Salianjit, demokratët e bashkuar do ta rrëzojnë qeverinë një orë e më shpejt.
Ervin Salianji: Mendimet dhe qasjet e ndryshme nuk duhet të jenë më arsye për ndarje! Duhet bashkim dhe betejë idesh brenda Partisë Demokratike.
Shumicat dhe pakicat nuk janë të përjetshme ndërsa Shqipëria po. Duhet të bashkohemi, pavaresisht dallimeve, për të lehtësuar ndryshimin që duhet dhe do të jetë i pashmangshëm!
Çdo kontribut i demokratëve nuk duhet të humbë pavaresisht diferencave, ne jemi garancia që sakrificat e tyre do vlerësohen! Është koha për të hapur dyert edhe për drejtuesit e mënjanuar të PD në çdo nivel, të fuqizojmë PDSh dhe të përballemi dhe të rrëzojmë qeverinë një ore e më shpejt!