Gjykata e Apelit vendosi njohjen e Rithemelimit si PD zyrtare.
Deputeti Flamur Noka iu bëri thirrje të gjithë demokratëve, që t’i bashkohen PD-së së Rithemelimit.
Në një deklaratë për mediat, Noka theksoi se trupa gjyqësore tregoi se e vërteta dhe ligji prevaluan mbi ligjin.
Pjesë nga deklarata e Nokës:
Kjo është ditë e së vërtetës, i bëj thirrje demokratëve të mblidhen kundër narkoshtetit dhe ti prijmë këtij sistemi.
Kjo ditë na tregoi se PD është e demokratëve, është e atyre që janë kundër këtij sistemi, jo shërbëtorëve të sistemit.
Kjo që ndodhi sot i bën thirrje demokratëve të kthehen në shtëpinë e tyre.
Ne do të mblidhemi së bashku dhe do të vijojmë me betejat.