Vendosni fjalën kyçe....

Vula e PD-së, Meta: U hoq nga kthetrat kriminale e iu kthye demokratëve


Edhe Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar në lidhje me vendimin ne Apelit që i dha vulën e PD ish-kryeministrit Sali Berisha.

Meta deklaroi se mori fund odiseja e manipulimit dhe kapjes së drejtësisë, me synim shkatërrimin e pluralizmit politik në ven dhe PD si partia që e solli pluralizmin në vend.

Në konferencën e tij për mediat, Meta shtoi se vula u mor nga kthetrat kriminale dhe iu rikthye demokratëve.

Përshëndes vendimin që rikthen vulën te demokratët dhe demokratet dhe e heq nga kthetrat kriminale të Ramës.

Ka kaluar një kohë e gjatë nga vendimi legjitim i gjyqtarit i cili mori pikërisht këtë vendim në përputhej me ligjin. Ka qenë një odise e tërë tjetërsimi e manipulimi, kapje në të gjithë nivelet e drejtësisë. U demonstruar për të shkatërruar pluralizmin dhe PD si forca e parë që solli pluralizmin”, tha Meta.