Durim Bami, i cili kërkohet nga drejtësia shqiptare, është arrestuar në Dubai.
Ai akuzohet për disa vepra penale ndërsa autoritetet pritet që të dërgojnë në Dubai dokumentet për të kërkuar ekstradimin e tij.
Duhet thënë se Shqipëria nuk ka marrëveshje eskstradimi me Dubain.
Njoftimi
Si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit, ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara, u arrestua në Dubai, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi D. B., 45 vjeç. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 15.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurise “Arrest në burg”, per veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale per te kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”. Vijon procedura per ekstradimin e ketij shtetasi drejt vendit tonë.”