Ish-kreu i PD-së nga dita e djeshme Lulzim Basha tha se nuk ka asnjë shqetësim për fatin e tij personal dhe se është duke bërë betejë për qytetarë shqiptarë.
Ai gjithashtu thumboi Berishën se tani është çliruar nga ankthi i vulës mund të bëjë pazar rehat me Ramën.
“Nuk kam asnjë shqetësim që lidhte me fatin tim personal. Bëj betejë për qytetarët shqiptarë. Pasojat i vuajnë qytetarët shqiptarë. Kur vjen puna për te reforma zgjedhor nuk e kërkoj për veten time por për qytetarët. Qytetarët meritojnë votën preferenciale. Minat ja vunë vetë. Ky është momenti, tani janë të çliruar nga ankthi vulës dhe logos dhe të çojë ku e e kanë çuar kauzën me pazaret me Edi Ramën. Distancim me Edi Ramën duhet të bëjnë ata që bëjnë pazar me Edi Ramën dhe kjo ishte e qartë nga vendimi i djeshëm i gjykatës.” – tha Basha.