Vendosni fjalën kyçe....

Çështja Gërdeci/ Mediu: Kërkojmë të bëhet akt-ekspertize e re


Në GJKKO vijon gjyqi për Fatmir Mediun. Ish ministri i Mbrojtjes akuzohet për shpërdorim detyre për shpërthimin e ndodhur në Gërdec më 15 mars 2008.

Avokatët e Mediut kërkojnë të kryet një akt i ri ekspertimi financiar me pretendimin se ekspertët kanë qenë të palicencuar.

Pesë ekspertët kanë kërkuar kohë që të lexojnë aktin e tyre të ekspertimit të dëmit ekonomik.

Latif Çela: Dua të sqaroj pozicionin tonë. Ne nuk jemi ekspert të licencuar, raporti jonë nuk mund të merret si ekspertizë. Ne kemi bërë një verifikim dokumentacioni, i kemi dhënë mendim prokurorit të çështjes por jo ekspertizë. Kemi dhënë mendim të specializuar që na është kërkuar

Gjyqtarja Irena gjoka: Kështu i bie të keni kryer akt ekspertizë të rremë?

Çela: Absolutisht jo, ne sjemi thirrur si ekspert

Mondi Hoxha: kërkojmë kohë të njihemi

Vetë Mediu ripërsëriti kërkesën për një akt ekspertizë të re.

“Unë ua kam thënë që nuk jam njohur me këtë akt. Kjo situatë tregon tendencën për të na çuar në absurditetet. Edhe zotërinjtë thonë që nuk kanë qenë ekspert të liçencuar. Shoh një tërheqje të prokurorisë, duke insistuar në mos thellim të veprimeve duke marrë për bazë një akt ekspertizë që sështë bërë nga ekspertë. Kërkojmë të bëhet akt ekspertizë e re. Kam kërkuar aktet në prokurori e gjykatë dhe nuk i kam marrë. Nëse duam një proces që s’është thjesht vullnet i njëanshëm i prokurorisë le të bëjmë një debat normal gjyqësor” tha Mediu.