Kuvendi i ka zhvendosur punimet ditën e sotme nga e nesërmja për shkak se deputetët do udhëtojnë drejt Gjermanisë për të ndjekur ndeshjen e Shqipërisë me Italinë në Euro 2024.
Ditën e sotme pritet të shqyrtohet projekligji për rritjen e pagës së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Ndërkohë edhe javën e ardhshme nuk do ketë seancë plenare në Kuvend pasi deputetët pritet të qëndrojnë në Gjermani për të ndjekur edhe dy ndeshjet e tjera në grup të Shqipërisë, atë ndaj Spanjës dhe Kroacisë.