Vendosni fjalën kyçe....

Dosja Babale, shtyhet sërish gjyqi për Ervin Salianjin në Apel


 

Seanca ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji për dosjen ‘Babale’, është shtyrë sërish. Këtë herë shkak u bë avokati i deputetit Ledio Braho i cili kishte depozituar pranë sekretarisë së gjykatës kërkesën për shtyrje të seancës për arsye shëndetësore. 

Kjo është seanca e disatë që shtyhet. Në seancën e fundit u shty për shkak të mungesës se avokatit te Jetmir Olldashit ndërsa më parë një tjetër seancë është shtyrë seanca për shkak të mungesës së Salianjit.

Ndërkohë sot në seancë nuk ishte i pranishëm as vetë i pandehuri Ervin Salianji dhe seanca e radhës u caktua me date 28.06.2024, ora 10:00.  

Sipas Shqiptarja.com në Apel deputeti Salianji kundërshton dënimin me 1 vit burg dhënë nga Gjykata e Tiranës në dhjetor të vitit 2019, pasi  pasi u shpall fajtor për akuzën e “kallëzimit të rremë”.

Sot gjykata vendosi të konsiderojë të arsyeshme mungesën e avokatit Ledio Braho por informoi se do të njoftojë personalisht Salianin për seancën e radhës për të marrë pjesë. Gjithashtu ekziston mundësia dhe të caktohet dhe një avokat kryesisht Gëzim Buci, nëse do të ketë sërish tentativë për të shtyrë seancën.

Ndonëse u dënua me burg nga gjykata e Tiranës, ai nuk shkoi ne qeli, pasi u hetua dhe gjykua pa mase sigurie. Vendimi i Shkallës së Parë për 100 orë punë në interes të publikut është ankimuar edhe nga i bashkëpandehuri në këtë çështje, gazetari Jetmir Olldashi. Sipas Gjykatës së Tiranës, ish-deputeti Salianji dhe gazetari kanë inskenuar një audio-përgjim dhe akuza të rreme penale ndaj vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa.