Vendosni fjalën kyçe....

Greqi, Akropoli mbyllet pjesërisht mes valës së të nxehtit


Akropoli i Athinës, zona turistike më e vizituar e Greqisë, do të mbyllet për publikun sot gjatë orëve më të nxehta, pasi nja vale e të nxehti.

Ministria tha se vendi arkeologjik i listuar në UNESCO do të mbyllet nga mesdita deri në orën 17:00, ku temperaturat pritet të arrijnë 43 gradë Celsius (109 gradë Fahrenheit) të mërkurën dhe të enjten.

Vala e parë e të nxehtit të vitit në Greqi, e goditur rregullisht nga temperaturat e larta të verës, do të arrijë kulmin gjatë këtyre dy ditëve dhe sipas njoftimit të ministrisë kjo valë mund të zgjasë. 

Akropoli u detyrua të mbyllet gjithashtu në korrik të vitit të kaluar gjatë një vale dy-javore të paprecedentë në kohëzgjatjen e saj.

Një numër rekord prej gati katër milionë vizitorësh u dyndën në vend vitin e kaluar, me popullaritetin e tij të rritur pjesërisht për shkak të turistëve që mbërrinin me anije turistike që hynin në portin e Pireut pranë Athinës.

Ata që punojnë jashtë këshillohen gjithashtu të përdorin pajisje mbrojtëse personale dhe të shmangin punën gjatë orëve të pikut, nga mesdita deri në orën 17:00.

Shërbimet e ambulancës dhe autoritetet mjekësore janë paralajmëruar nga Ministria e Shëndetësisë për të qenë në gatishmëri, shkruan Greek reporter.