Vendosni fjalën kyçe....

Kamioni përplaset me makinën në Byppasin e Vlorës, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur


Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë pasdite në Byppasin e Vlorës, ku një kamion është përplasur me një fouristradë.

Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë. Nuk dihet identiteti i viktimës ose të plagosurit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton.