Vendosni fjalën kyçe....

“Koha për tu kthyer në shtëpi”, dokumentari rrëqethës mbi krimet ndaj popullsisë çame


 

“Koha për tu kthyer në shtëpi”, një dokumentar rrëqethës i cili hedh dritë mbi masakrat e kryera mbi popullsinë çame nga shovinistët grekë, pritet të shfaqet sot në 12 qershor ora 18 e 30 në Kinema Millenium.

I krijuar nga Produksioni i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini” dhe skenar e regji të Admirina Pecit,  ky dokumentar është një histori e gjallë e vuajtjeve dhe e keqtrajtimeve ç’njerëzore që pësoi popullisa çame përgjatë luftës së dytë botërore.

Studiues dhe historianë, por edhe dëshmitarë të asaj kohe, do përcjellin me fakte, se si shteti fqinj përdori një politikë brutale për të bërë një spastrim etnik, duke vrarë mijëra gra, fëmijë dhe burra, e duke dëbuar me qindra mijëra të tjerë nga tokat e tyre.