Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: E keni kthyer Kuvendin në dyqan personal që ndryshoni seancat


Kreu i grupit parlamentar të PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi nga Kuvendi ka reaguar ashpër për vendimin për shtyrjen me një ditë të seancës plenare. Ai tha se maxhoranca e ka kthyer Kuvendin në dyqan personal, ndërsa lëshoi akuza në drejtim të refuzimit të kërkesës për interpleancë me Ramën, të kërkuar nga deputetët e opozitës.

“Sot është e mërkurë dhe vendosët që Kuvendin ta trajtoni si dyqanin tuaj personal.

Në cilësinë e drejtueses së seancës sqaroni qytetarët për ndryshimin e ditës së seancës.

Ka dalë në media një arsye banale, nëse është kjo, është një kat i turpshëm dhe distancohemi nga ajo arsye banale që zhvendos axhendën e Kuvendit.

Kërkesa për interpelancë urgjente përfshihet si pikë e parë r rendit nëse nënshktuhet nga 7 deputetë.

Jeni kthyer në banalë në gjithçka bëni. Kryetarja e Kuvendit e cilësoi si cënim i nderit dhe dinjitetit të Ramës. Nëse kishte nder të mos jepe tendera për familjarët por të mirëmenaxhonte paratë publike”, u shpreh Bardhi.