Mbi 5 orë në SPAK, Monika Kryemadhi: Ballafaquam gjërat që kanë të bëjnë me akuzat e ngritura


Deputetja e PL, Monika Kryemadhi pas daljes nga SPAK ka dhënë një komunikim për mediat.

E pyetur nga gazetarët rreth arsyes që është thirrur, Kryemadhi është shprehur:

 “Iu përgjigja disa pyetjeve, ballafaquam të gjithë gjërat që kanë të bëjnë me akuzat që kanë ngritur.

Besoj që ezauruam në aspektin e pyetjeve dhe përgjigje.

E lexova me vëmendje, e firmosa me vetëdije të plotë.

Ua them sërish se nuk ka bërë ndërhyrje estetike, pasi kjo do të thotë të ndryshosh shumë gjëra.”, tha ajo, pas daljes nga SPAK.