Vendosni fjalën kyçe....

Mediat italiane denoncojnë Papa Françeskun për përdorim e shprehjes homofobike në takimin me dyer të mbyllura


Papa ka përdorur përsëri një fjalë shumë përçmuese kundër homoseksualëve, për të cilën ai kishte kërkuar falje tashmë muajin e kaluar, tha të martën agjencia e lajmeve ANSA.

Mediat italiane i kishin atribuar Papës përdorimin e një termi vulgar italian që përkthehet përafërsisht si “p**erast”, më 20 maj gjatë një takimi me dyer të mbyllura me peshkopët italianë.

Sipas ANSA, Françesku e përsëriti termin të martën teksa takoi priftërinjtë, duke thënë se “ka një atmosferë të egër në Vatikan” dhe ishte më mirë që të rinjtë me prirje homoseksuale të mos lejoheshin të hynin në kolegjin për t’u bërë priftërinj.

E pyetur për raportin e fundit, zyra e shtypit e Vatikanit iu referua një deklarate që kishte lëshuar në lidhje me takimin e së martës me priftërinjtë, në të cilën Papa përsëriti nevojën për të mirëpritur homoseksualët në Kishë dhe nevojën për kujdes në lidhje me shndërrimin e tyre në priftërinj, shkruan CNN.

Pas raportit fillestar të përdorimit të fjalës nga ana e tij, gazeta Corriere della Sera citoi peshkopë të paidentifikuar që ishin në dhomë duke sugjeruar se Papa, si argjentinas, mund të mos e kishte kuptuar se termi italian që ai përdori ishte fyes.

Muajin e kaluar, një burim i afërt me Papën i tha CNN se fraza mund të kuptohet gjithashtu pasi ka një “klimë homoseksuale” në seminare.

Vatikani vendosi në vitin 2005 se kisha nuk mund të lejojë shugurimin e burrave që janë aktivisht homoseksualë ose kanë prirje “të rrënjosura thellë” homoseksuale. Në vitin 2016, Françesku e mbështeti këtë vendim.

Dy vjet më vonë ai u tha peshkopëve italianë të mos pranonin kandidatë homoseksualë për priftërinj.

Françesku, 87 vjeç, i janë dhënë merita se bëri hapa të rëndësishëm ndaj komunitetit LGBTQ gjatë papatit të tij 11-vjeçar.

Disa vëzhgues të Vatikanit thonë se gabimet e tij të fundit minojnë autoritetin e tij dhe ngrenë pikëpyetje rreth bindjeve të tij dhe rrugës së reformës që ai ka në mendje për Kishën.