Partia e Lirisë organizoi ditën e sotme një tryezë për profesionet e lira ku diskutoi mbi taksat e vendosura.
Në mbledhje PL propozoi një reformë të plotë fiskale që ka në fokus uljen e barrës së taksave dhe një politikë më gjithëpërfshirëse fiskale.
PL edhe pse një parti e majtë është në një vijë me Partinë Demokratike për të vendosur një taksë të sheshtë.
“Partia e Lirisë do të angazhohet në një reformë të plotë fiskale me qëllim garantimin:
-E një sistemi fiskal që nuk lejon shtrembërime dhe krijon hapësirë për shmangie dhe evazion.
-Uljen e barrës fiskale për biznesin dhe duke ofruar një taksim gjithëpërfshirës dhe të drejtë sipas aftësisë së secilit për të paguar, sipas parimit ai që fiton më shumë, paguan më shumë.
-Një sistem fiskal të qëndrueshëm dhe me një numër sa më të vogël të taksave.
-Rivendosjen e taksimit të sheshtë, me normë tatimore 10% duke ulur barrën fiskale, me qëllim formalizimin e ekonomisë dhe të përmirësimit të administrimit fiskal”, tha Meta.