Pallati i Versajës u përfshi nga flakët pasditen e së martës gjatë kohës që po kryheshin disa punime.
Sipas mediave vendase nuk raportohet për të lënduar apo dëmtime në ndërtesë ose në koleksionet e trashëgimisë, ndërkohë po hetohet për shkaqet.
Vizitorët e shumtë që ndodheshin brenda u evakuuan pasi u ndez alarmi i zjarrit.
Pallati është një atraksion i madh turistik, me 8 milionë vizitorë në vit.
Në vitin 2019, katedralja Notre Dame në qendër të Parisit u shkatërrua nga një zjarr që përfshiu çatinë dhe shkaktoi shembjen e majës. Restaurimi i katedrales pritet të përfundojë në fund të vitit 2024.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e France 24