Vendosni fjalën kyçe....

Petro Koçi: Berisha bëri tradhti ndaj atdheut kur shpalli Belerin kandidat për Himarën


Gjatë seancës së sotme parlamentare, ka mbajtur fjalën edhe deputeti  i Partisë Socialiste, Petro Koçi.

Gjatë fjalimit Koçi ka komentuar lidhur me vulën e PD, për të cilën u shpreh se ajo i takonte Berishës.

Më tej Koçi u shpreh se ka qenë po Berisha ai i cili e shpalli Belerin kandidat për Kryetar Bashkie në Himarë, duke vulosur kështu tradhti ndaj atdheut, duke rivrarë dëshmorët po me atë vendim.

Deputeti Koçi ju drejtua përfaqësuesve të opozitës, duke u bërë thirrje të distancohen nga Partia Demokratike.

 

 

Pjesë nga fjala e Petro Koçit:

Berisha mori vulën e PD, unë realisht mendoj se atij i takon, po Berishës i takon, atij Berishe që shpalli kandidat për Kryetar Bashkie në Himarë, Fredi Belerin.

Duke vulosur kështu një tradhëti ndaj atdheut, duke rivrar dëshmorët me atë vendimmarrje, ja kjo ishte ajo që bëri Berisha dhe Partia Demokratike.

Kjo është Partia Demokratike dhe ju duhet të keni fuqi të distancoheni këtë duhet të bëni.

Unë jam kundër korrupsionit qoftë nga PD qoftë nga PS, jam përpjekur të jem zë qytetari dhe jo të ngec mes interesave.