Vendosni fjalën kyçe....

Avokati Sokol Mëngjesi del nga gjendja e komës


Avokati Sokol Mëngjesi ka dalë nga koma dhe ndodhet në gjendje shëndetësore të mirë, sipas informacioneve të fundit. Megjithatë, do të duhet kohë për rikuperimin e tij të plotë.

Mëngjesi ishte nën kujdesin e mjekëve në një spital privat në Athinë, pasi u dhunua mëngjesin e 29 majit 2024 nga tre persona, sapo la djalin e tij në kopsht në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Një prej autorëve të sulmit, Dorian Alia, 32 vjeç, u vetëdorëzua dhe pranoi se porositësi i sulmit ishte Dritan Nano, me të cilin Mëngjesi kishte një konflikt pronash.

Alia deklaroi se dhuna ishte një paralajmërim për avokatin që të tërhiqej nga padia kundër Nanos për pronën e fituar me gjyq te kullat e Liqenit.