Ish-kryebashkiakja e Libohovës Luiza Mandi është dënuar nga Gjykata e Posaçme me 1 vit burg, por ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar dhe është dënuar përfundimisht me 8 muaj burg.
Mandi akuzohej nga SPAK për “shpërdorim detyre”, lidhur me një kallëzim që u depozitua nga një qytetar, i cili denoncoi faktin që në pronat e familjarëve të tij po zhvillohej një projekt nga Bashkia për zgjerimin e rrugës.
Pas këtij kallëzimi, SPAK sekuestroi projektin dhe konstatoi se ishte cënuar prona e familjarëve të qytetarit në fjalë.
Luiza Mandi ndodhet jashtë Shqipërisë e gjyqi ndaj saj është kryer në mungesë.