Vendosni fjalën kyçe....

Dimal, organizonte lojëra fati, vihet në pranga 51-vjeçari 


Një 51- vjeçar është vënë në pranga nga policia ditën e sotme në Dimal, pasi organizonte lojëra fati. 

Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, janë sekuestruar 5 tableta që shërbenin për lojëra fati, 1 pistoletë stilolaps dhe municion luftarak.

NJOFTIMI I POLICISË

“Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, goditen 1 rast i veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit dhe 1 rast i armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen 5 tableta që shërbenin për lojëra fati, 1 pistoletë stilolap dhe municion luftarak.

Vihet në pranga 51-vjeçari që i posedonte.

Stacioni i Policisë Dimal, si rezultat i kontrolleve që kryhen në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, ka goditur një rast të lojërave të fatit dhe një rast të armëmbajtjes pa leje. Në vijim të veprimeve procedurale, u vu në pranga shtetasi E. B., 51 vjeç, banues në fshatin Samatic, Dimal.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 5 tableta me të cilat dyshohet se ushtronte veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit, 1 pistoletë stilolaps   dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat”.