Vendosni fjalën kyçe....

Hidhet shorti për kandidatët për në KLP e KLGJ, emrat që do dërgohen në Kuvend


Sot në komisionin ad-hoc të Ligjeve është zhvilluar shorti për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) nga radhët e avokatëve.

Për Këshillin e Lartë Gjyqësor u zgjodhën Artan Reçi dhe Albens Tabaku ndërsa për Këshillin e Lartë të Prokurorisë Saimir Kola dhe Erind Mërkuri

Emrat e përzgjedhur do të dërgohen në Kuvend për votim. Për të qenë të zgjedhur, kandidatët duhet të marrin shumicën prej 84 votash. Nëse kjo shumicë nuk arrihet, emrat do të rikthehen në nënkomision për ripërtëritjen e procedurës.