Debate të ashpra ka pasur në komisionin hetimor të Shëndetësisë ndërmjet Albana Vokshit dhe Plarent Ndrecës.
Kryetarja e komisionit pas debatit u shpreh se do ta përjashtonte Ndrecën nga mbledhja.
Vokshi: Ke monopolizuar. Qetësohu. Po fyeni. Do t’ju përjashton nga komisioni. Nuk kërcënoni dot ju. Kush je ti? Ke monopolizuar komisionin do ta drejtosh. Lëre deputetin të flasë.
(Plarent Ndreca ngrihet të ikë)
Vokshi: Kur të qetësohesh eja sërish
Ndreca: Nëse pranon fyerjet…
Vokshi: Qetësohu se denoncime të tjera do të kesh o zoti Ndreca. Vetëm me një dhe shih si u bëre. Nuk ke parë asgjë akoma.