Me debate po shoqërohet mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi.
Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi ka debatuar ashpër me nënkryetarin socialist, Plarent Ndreca. Debati po zhvillohet teksa dëshmon audituesi Bexhet Zeqiri.
DEBATI
Vokshi: Kapaciteti profesional se përcaktoni ju.
Ndreca: Ju ndikoni te pyetjet dhe për rrjedhojë ndikoni te përgjigjet. Do të vazhdoj nëse siguroni që procesi të vazhdoj siç duket.
Vokshi: Vazhdoni me objektin.
Ndreca: Nuk keni të drejtë që të komentoni pyetjet e mia. Pyetjet e mia nuk kanë lidhje me jetën personale të zotit auditues, por me atë profesionale.
Vokshi: Vijoni me pyetet.
Ndreca: A e dëgjoni veten se ça thoni?! Zoti dëshmitar, pyetjet e mia kanë lidhje me formimin profesional tuaj, por s’po gjykoj gjë. Po ju rikujtoj që nuk mund të refuzoni pyetjet tona, por duhet të përgjigjeni. Jeni këtu në bazuar te dispozitat ligjore.